Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko.
Çuko do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Anduel Xhindi.
Anduel Xhindi është një figurë e njohur politike në qarkun Fier, me një eksperiencë të gjatë në jetën publike dhe administrative.
Ai ka shërbyer për tre mandate si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar zonën e Roskovecit gjatë periudhës 2011–2021.
Pas përfundimit të mandatit parlamentar, Xhindi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë shtetërore “Illyrian Guard”, e cila operon në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
Po ashtu, qeveria liroi nga detyra edhe prefektin e Qarkut Vlorë, Plator Nesturi, duke e zëvendësuar me Evis Allushin, më herët kandidate për deputete e Partisë Socialiste.
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Komente
