TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një VKM, sipas së cilës parashikohet që në datat 15 dhe 16 maj, punonjësit e institucioneve më seli në katër bashki, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, do të jenë pushim. Kjo VKM vjen pasi më 16 maj në Tiranë do të organizohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian.
Nga kjo VKM përjashtohen Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
VKM
1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Komente

Po ne qe jemi ne pune ku do t'i lejme fëmijët kur cerdhet dhe kopshtet jane mbyllur
Përgjigju