Pas përfundimit të raundit të 11-të në Superligë, skuadrat janë duke menduar për atë pasardhës. Java e 12-të zhvillohet të diel dhe të hënë, me disa takime të rëndësishme.
Të diel në orën 14:00 luhet Egnatia - Tirana. Në 17:00 Vllaznia pret Skënderbeun në Shkodër. Ndërkohë që të hënë Bylis luan me Laçin në orën 14:00, teksa Partizani dhe Teuta përplasen në 18:00 në "Arenën e Demave". Po në 18:00 edhe AF Elbasani - Dinamo.
Superliga, java 12-të:
E diel, 03 nëntor 2024
14:00 Egnatia - Tirana
17:00 Vllaznia - Skënderbeu
E hënë, 04 nëntor 2024
14:00 Bylis - Laçi
18:00 AF Elbasani - Dinamo
18:00 Partizani - Teuta
Pas raundit të 11-të kryeson Partizani me 20 pikë, dy më shumë se Vllaznia ndjekëse. Në fund Laçi dhe Bylis.
Lajmi kryesor:
Renditja/ Dinamo harron të fitojë, Bylis e ndal 1-1! Teuta - AF Elbasani pa gola, mbyllet java e 11-të e Superligës
S.Dh/ReportTv.al