Vllaznia 1-0 AF Elbasani në Shkodër

Sport

Vllaznia triumfon 1-0 kundër AF Elbasanit dhe ngjitet në krye të renditjes! Dinamo ‘zhyt’ Flamurtarin, trajneri Garcia me ‘valixhe në duar’

4 Tetor, 22:14| Përditesimi: 4 Tetor, 22:24

  • Share

Vllaznia ka konfirmuar formën e saj të shkëlqyer duke mposhtur AF Elbasanin me rezultatin minimal 1-0 në ‘Loro Boriçi’, në një përballje direkte për kreun e renditjes së Superligës.

Skuadra shkodrane zhvilloi një ndeshje dominuese, sidomos gjatë pjesës së parë, ku krijoi lojë të rrjedhshme dhe raste të shumta për shënim. Përveç golit të fitores që u shënua nga Andrey Yago në minutën e 42-të, kuqeblutë goditën edhe dy herë shtyllën e portës së Janacek, duke lënë përshtypjen se rezultati mund të kishte qenë më i thellë.

AF Elbasani reagoi vetëm në minutat e fundit të takimit, por përpjekjet e verdhebluve për të barazuar rezultuan të kota. Vllaznia administroi me përvojë avantazhin dhe mori tri pikë të arta, që e dërgojnë në krye të kampionatit, duke lënë pas rivalët direkt.

Në ndeshjen tjetër të zhvilliuar në ‘Selman Stërmasi’, Dinamo fitoi 2-0 kundër Flamurtarit, duke zhytur vlonjatët në fundin e ftohtë. Flamurtari mbetet skuadra e vetme që pas gjashtë raundeve ende nuk ka marrë një fitore këtë sezon. Trajneri Carlos Garcia duket se është i shkarkuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Renditja e Superligës

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?