Vlonjatet 'injorojnë' gjelat e detit për festa! Ulet çmimi, por s'ka kërkesa! Qytetarët: S’ka lekë më për të blerë! Tregtarët: As misrin s' nxjerrim dot sivjet

24 Dhjetor 2020, 20:14| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 20:30

  • Share

TIRANË- Në prag të festave e fundvitit është zgjeruar tregu i gjësë së gjallë në hyrje të qytetit Vlorës. Edhe pse çmimi i gjelave të detit sivjet ka pësuar rënie duket se tregtarët nuk janë të kënaqur me shitjet.

 “As misrin, nuk nxjerrim dot sivjet, kaq. S’ka tërheqje. Malli është i shkëlqyer, po tërheqje nuk ka. Me 5000 mijë është gjeli me 6000 është pula. Me këto ne nuk nxjerrim dot as ushqimet. Sivjet bëhet vetëm për të hequr malli për asgjë tjetër", tha tregtari.

 Ndërsa për blerësit pengesë kryesore është ekonomia e dobët familjare.

 “Ja po i shikojmë njëherë po të shohim. Çmimi është i mirë këtu. S’ka qenë kurrë kaq çmimi, madje po të shikosh andej çmimin është me 6000 mijë  e 7000 mijë”, tha një qytetare.

Edhe pse gjelit të detit vijon të mbetet një traditë për tryezat e familjeve shqiptare këtë vit për shkak të pandemisë fuqia blerëse ka rënë, duke shkaktuar efekte negative për tregtarët e fermeret.

Vështirësi për bizneset ka patur edhe në qytetin e Fierit pasi tregtarët  e fruta –perimeve ankohen se pavarësisht uljes drastike të çmimeve, njerëzit janë të varfër e nuk kanë të blejnë.

“Fuqia blerëse është për t’u habitur që nuk ka më fluks blerjesh. Arsyet janë se pandemia ka bërë punën e saj, emigrantët nuk futen në Shqipëri. Kjo është një humbje e madhe për ata që prodhojnë, por edhe populli s’ka lekë më për të blerë se nuk po punohet dhe normalisht frika është e madhe po vazhdoi kështu do jetë shumë e vështirë”, shprehet një tregtar nga Fieri.

“Mungesa e buxhetit ka bërë , që ka rënë dhe fuqia blerëse”, shprehet një tregtar nga Fieri.

Që nga fillimi i saj, situata e pandemisë dhe kriza ekonomike në të gjithë vendin i ka vendosur në vështirësi prej disa muajsh bizneset për vijimin e aktivitetit të tyre normal tregtar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 25/12/2020 17:40

    LERINI moe gjelat te luajne neper fusha,,,mos i therni ,,lerini kalamajte te luajne me ta.......

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2020 01:55

    O/DIKTATURE/sido qe te jete organik ose jo,po ne Itali ,kur ble gjelin ne ate 35/kg euro futen dhe puplat,koka dhe kthetrat,sic i fusin keta shqipot,apo e ble te therrur?! Se kur paguan 35 euro/kg supozohet 100% mish,jo pupla e glasa.

    Përgjigju
  • Berat: 25/12/2020 01:03

    Njerzit po vdesin perdit nga COVID tjeret sdin ku kan koken kan humbur punen e ç’do gje kta fshataret kan hallin e misrit yyyyyyy far e keqe

    Përgjigju
  • labi: 24/12/2020 21:24

    Vetem sivjet nuk duhet te ankohesh nga cmimet, mandarina 50 lek, limoni 80 lek, malle 50 l, portokall 100 l e plot te tjera.Po fshatari i shkrete cfar do fitoi.....?? Sa te vi Luli ne pushtet se do na i sjellin ne shtepipa lek fare.....!!! Drita, uje do jene falas.....! Po keshtu dhe buka falas.... Do jete rrumpalle ha, pi, q*, dhe rri ne shtepi....

    Përgjigju
  • Kaso: 24/12/2020 20:49

    60mije leke pula derman? Dmth i bie 20 mijeleke kilja e therur. Kete quan cmmim te ulur ti? Tragetaret shqiptare duhet te kthehen ne realitet se i kane hipur gomarit per se prapthi. Cmimi ne Shqiperi nuk mund te jete me i shtrenjte se ne Evrope, aq me teper prodhime vendas.

    Përgjigju
    • Papi: 25/12/2020 00:55

      O kaso qetsohu... Ne kemi perhere problem me lek te vjetra apo te reja Ai e ka fjalen pula 6000 leke te vjetra per nje kile pra nje pule 4kgx6000=24000 leke te vjetra ose 2400 leke te reja Jam i sigurte qe ti ske blere ndonjeher ne treg

    • Amiko: 24/12/2020 22:38

      Pse 150 euro rroge mujore ka italiani amico mio??. Sipas rrogave dhe tregu apo bejn si duan tregetaret kur shteti eshte rrumpall.

    • Poshte diktatura: 24/12/2020 21:52

      Cmimi eshte i justifikuar. Bio ne itali kushton 35 euro kg. Ku kuptojen me njerezin nga bio.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?