VIDEOLAJM/ Vlonjati ‘sfidon’ temperaturat e ulëta, not në muajin dhjetor

9 Dhjetor 2023, 15:53| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 16:42

  • Share

Të lahesh në det në mes të dhjetorit për shumëkënd është e pamundur, por jo për vlonjatin Gëzim Brahimaj. Mjafton pak diell dhe në Vlorë sheh qytetarë që shijojnë detin.

"Kam nja 10 vite. Sot është kohë shumë e mirë, ne kemi mbi 10 vjet. Na është bërë obsesion. Mrekulli, shiko ca na ka fal zoti, shumë pak veta e shijojnë", thotë ai.

Noti për të është sporti i preferuar që e aplikon në çdo stinë, edhe në temperatura të ulëta.

Sot termometri në Vlorë shënon 13 gradë celsius, ndërsa 50-vjeçari noton përreth 10 minuta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Notari: 09/12/2023 16:05

    Uji është 18-20 gradë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?