Foto ilustruese

Kronikë

Vlonjati thyen urdhrin e gjykatës dhe ofendon nënën e vëllain në shtëpinë e tyre

19 Gusht 2019, 15:33| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 15:40

  • Share

VLORË- Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, pasi ka shkuar në shtëpinë e nënës dhe vëllait të tij dhe i ka ofenduar.

Personi ka thyer urdhrin e gjykatës, pasi e kishte të ndaluar të shkonte në shtëpinë e tyre sepse kishte ushtruar dhunë psikologjike edhe më parë. Ngjarja ndodhi në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë. 41-vjeçari është akuzuar për veprat penale Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?