Vlora, destinacioni i preferuar për turistët me kamper, popullojnë pyllin e Sodës: Një mrekulli

3 Gusht, 15:53| Përditesimi: 3 Gusht, 16:13

  • Share

Në pyllin e Sodës në Vlorë, shikon me dhjetëra kampera të stacionuar. Janë turistë të huaj që kanë zgjedhur ta shohin vendin tonë në këtë mënyrë.

Nga Italia, Holanda, Gjermania, Belgjika apo edhe Sllovenia kanë zgjedhur që pjesë të itinerarit të tyre të vizituarit shtete të ndryshme me kampera të vendosin edhe Shqipërinë. Do të kalojnë pushimet në Vlorë, por edhe të eksplorojnë gjithë jugun dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Ne jemi nga Holanda. Ne jemi këtu me një kamper. Është hera e parë dhe ne po e shijojmë. Ka njerëz të mirë dhe vende të mira për kamping. Do qëndrojmë diku te 1 javë ose 2 javë, sepse po lëvizim nga vendi në vend. Kemi vizituar qytetin e Vlorës. Shumë bukur”, tha një turist.

“Unë jam nga Gjermania. Është dita e tretë që rri në këtë vend kurse në Shqipëri kam 9 ditë që qëndroj. Më shumë më pëlqen natyra pasi është shumë e bukur dhe befasuese. Dallimet ndërmjet fshatrave, janë shumë mbresëlënëse. Ushqimi është shumë i mirë, plazhi është shumë i mirë dhe njerëzit janë shumë miqësorë”, tregoi një turist tjetër.

Për Shqipërinë kanë dëgjuar nga miqtë e më pas kanë lexuar në internet. Ju pëlqen gjithçka këtu, nga ushqimi, bregdeti, natyra, çmimet e lira, por ajo çka veçojnë është mikpritja.

“Jam nga Ankona dhe vij për herë të parë. Jam shumë e kënaqur që jam këtu edhe pse në ditët e para. Do të vizitojmë kryesisht plazhet por edhe qytete te tjera për ta njohur me mirë Shqipërinë. Dita jone nis me zgjimin vonë, jemi me pushime, pastaj plazh dhe pse jo argëtim me familjen. Më duket një vend i bukur dhe mezi pres ta zbuloj të gjithë Shqipërinë. Kam mësuar për vendin tuaj nga miq në rrjetet sociale dhe më kanë thënë se është një diamant i fshehur”, tha një vizitore italiane.

Ka dhe nga ata që janë rikthyer për herë të dytë dhe të tretë në vendin tonë për gjithçka kanë gjetur këtu.

“Ne jemi nga Sllovenia. Është hera e tretë këtu. Më pëlqen deti, çmimet, dhe njerëzit janë të mirë dhe të sjellshëm. Tani, kjo është dita jonë e dytë dhe ne do të rrimë rreth një javë. Më pas ne do të shkojmë në jug të vendit dhe drejt Greqisë. Lefkada.”, u shpreh një vizitore.

“Jam nga jugu i Italisë. Nga Potenza. Këtu vij për herë të parë. Kam shumë kureshtje për të vizituar jugun e vendit, por edhe zona tjera të Shqipërisë. Kam dëshirë të shoh muze, manastire dhe Tiranën për të njohur edhe historinë e Shqipërisë. Shumë miq na e rekomanduan Shqipërinë si destinacion turistik dhe dua të shoh nga afër edhe plazhet. Dita këtu kalon shpejt duke shëtitur. Ju jeni një popull mikpritës”, u shpreh turistja.

Ky lloj turizmi vitet e fundit në vendin tonë është shtuar në masë dhe koha e qëndrimit të tyre është e zgjatur në kohë, kjo edhe për shkak të reduktimit të kostove në mungesë të rezervimit të një hoteli.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • janos: 07/08/2024 07:20

    DUHEN MBJELLE 1 MILION PISHA E PEME ATY NE PYLLIN E SODES NGA BASHKIA....QE TE JETE NJE MUSHKERI E QYTETIT TE VLORES....

    Përgjigju
  • Edvin: 06/08/2024 00:04

    Pylli i sodës.O Shqiptarja.com çoi gazetarët te Lagja 1 maj shikoj sa vuajn.Kam frikë se do mbyteni nga era e hales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?