Sociale

Vlora/ Sezoni veror drejt mbylljes, mbi 3 mijë pasagjerë largohen me tragete në dy ditë! (VIDEO)

23 Gusht, 09:15| Përditesimi: 23 Gusht, 09:18

  • Share

Vlorë- Ndërsa sezoni veror po përfundon, rritet edhe fluksi i emigrantëve që kthehen drejt vendeve të tyre të punës.

Në datat 22 dhe 23 gusht, Porti i Vlorës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh.

Mbi 3 mijë persona janë larguar nga Shqipëria me tre tragete, për t’u rikthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Policia Kufitare dhe Policia Portuale kanë punuar me kapacitet të plotë, duke menaxhuar situatën dhe duke garantuar rendin e sigurinë në terminal.

Pavarësisht numrit të lartë të pasagjerëve, lëvizjet janë kryer normalisht, pa probleme dhe vonesa të mëdha.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?