Mbetjet urbane të Vlorës po depozitohen në landifillin e ri të fshatin Sherishtë, ndërsa fusha e vjetër në lagjen “24 Maji” është mbyllur.
Kryebashkiaku Ermal Dredha tha se fillimisht do jetë një periudhë tre mujore testimi dhe në vijim do të bëhet seleksionimi i mbetjeve në landfill.
Dredha theksoi se me fushat ku janë depozituar mbetjet me herët në Vlorë dhe Orikum do të nisë puna nga bashkia për kapsulimin e plote te te dyja fushave.
“Funksionimi i landfillit të Sherishtës por edhe kapsulimi i dy fushave aktuale eviton edhe një nga problemet që ka pas qyteti me zjarret”, tha ai.
Landfildi i Sherishtës në Vlorë është një projekt i qeverisë me vlerë 26 milion euro dhe vendosja në funksion e tij do të zgjidhë problematikën e vjetër të ndotjes në qytetin bregdetar.
Komente

NJK ZGJIDHET PROBLEMI I PLEHRAVE NE QYTETET E MEDHA ME LANDFILLE,,DUHET INCENERATOR...MBLIDHINI VETE FONDET,,BASHKI DHE QYTETARE DHE NDERTONI INCENERATORIN ,,SE QEVERIA JU KA LENE SHENDENE...
Përgjigju