Prej disa ditësh banorët e qytetit të Vlorës dhe turistët e shumtë po përballen me mungesën e ujit në çezma. Situata është shqetësuese sidomos në lagjet Kushtrimi, Pavarësia dhe Stacioni i Trenit. Të revoltuar banorët thanë se edhe kur uji vjen në është i papastër dhe qendron për një kohë të shkurtër, duke mos u dhënë mundësi as për të mbushur enët.
“Po ku ka ujë të pijshëm? Ai ujë që vjen në çezma jo vetëm që nuk pihet por është me pakicë”.
“Vjen në mëngjes dhe në darkë nga gjysmë ore, nuk ka presion fare. Nuk mbushim dot as enët”.
“Është turp i madh të mos kesh ujë në këtë të nxehtë. Na vjen për një kohë të shkurtër dhe ndezim pompat.
“Uji vjen pak fare, s’po ia dalim dot”, - ankohen qytetarët.
Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi tha se është në komunikim me bashkinë dhe Drejtorinë Rajonale të Ujësjellësit për të zgjidhur problematikën.
“Jemi ne dijeni te problematikes, shpresojmë që Ujësjëllësi të dalë nga kjo gjendje”, tha ai.
Më 9 qershor, Ujësjellësi njoftoi qytetarët dhe bizneset se ka pasur ndërprerje në furnizimin me ujë si pasojë e stakimeve të energjisë elektrike në zonat ku ndodhen stacionet e ujësjellësit si dhe për shkak të një avarie në një nga stacionet kryesore. Kanë kaluar 10 ditë nga ky njoftim dhe Vlora vazhdon të vuajë për ujë të pijshëm.
Komente
