Vlora vetëm me 2 zjarrfikëse, mungon dhe baza materiale! Drejtuesit: Nuk realizohen fondet për burokraci

10 Dhjetor 2022, 16:36| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 16:40

  • Share

76 vjetori i krijimit të repartit zjarrfikës e gjen zjarrfikësen e Vlorës në situatë të vështirë. Këtë e konfirmojnë drejtuesit Edi Demo dhe Kastriot Begaj, por dhe një ndër punonjësit më të vjetër, Kastriot Karabolli.

“Nuk realizohen fondet për burokraci”, tha Edi Demo.

“Kryetari i Bashkisë dhe Shefi i Financave nuk japin fondet. Zjarrfikësit shkojnë me makinat e tyre për të shuar zjarret. Ku i ka makinat shteti?!”, shprehet Kastriot Karabolli.

Vetëm dy makina zjarrfikëse janë në gjendje punojnë, të tjerat kanë dalë jashtë funksionit. Po kështu mungon baza materiale, veshjet në raste rreziku, duke bërë që mos të ofrojnë dot ndihmën në kohë por dhe të rrezikojnë jetën e tyre. Bombolat e oksigjenit kanë dal totalisht jashtë funksionit.

“Duhet vëmendje ndaj shërbimit zjarrfikës. Duhet që këto makineri të vendoset sa më shpejt në punë”, tha Kastriot Begaj.

Shërbimi zjarrfikës me 40 punonjës është në varësi të Bashkisë së Vlorës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leni: 10/12/2022 18:01

    Ku jane deputetet e Vlores?Pse nuk ngrene zerin?

    Përgjigju
    • Vlora: 10/12/2022 19:54

      Kush deputete do ngrej zerin vilma bello qe do vetem ka. Apo fshatari qe nga pd u be socialiste kush nga keta plehra keta shikojn xhepat e tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?