I vihet zjarri gjatë natës fushës së mbetjeve, Vlora zgjohet nën tymin e ndotur të plehrave, Dritan Leli: Problem i mbartur ndër vite! Zgjidhja, landfilldi i Sherishtës

30 Mars 2022, 08:13| Përditesimi: 31 Mars 2022, 16:17

  • Share

Nën tymin e plehrave të djegura është zgjuar mëngjesin e sotëm qyteti i Vlorës.

Gjatë natës së djeshme i është vënë flaka fushës së mbetjeve në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar ndotje. Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja për të vënë situatën nën kontroll. 

Zjarri ka vazhduar të djegë mbeturina edhe pse disa bote me ujë si nga zjarrfikësit ashtu dhe nga ujësjellës kanalizimet kanë hedhur ujë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi më parë mbeturinave i është vëmë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, thotë se ky është një problem i mbartur ndër vite që do t'i vij fundi kur të përfundoj landfilldi i Sherishtës, i cili mund të përfundoj përpara nisjes së sezonit veror.

Ora 11:58
Djegia e mbetjeve në Vlorë, Leli: Do zbulojmë shkakun, qytetarët të tregohen të kujdesshëm! Projekti i Landfilldit të Shëristës i pezulluar për shkak të krizës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka reaguar lidhur me djegien e fushës së mbetjeve orët e para të mëngjesit të sotëm, duke ngritur një apel për të gjithë njerëzit në mënyrë që të tregohen më të kujdesshëm ndërsa shtoi se po hetohen arsyet e katastrofës natyrore.

“Ndodhin aksidente herë pas here. Do të zbulojmë se cili ka qenë shkaku. Forcat zjarrfikëse kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin. Puna o të vazhdoje ditë pas dite, pasi fushat e plehrave mund të rindizen përsëri. Është një apel për të gjithë njerëzit që kalojnë në këtë zonë që mos të krijojnë kështu lajmesh, por të fokusohet në sezonin e ardhshëm turistik. Unë shpresoj shumë që Vlora të jete qyteti bregdetar më i vizituar. Nuk mund të them është i qëllimshëm, i takon policisë së shtetit kjo.”, tha ai.

Duke folur për mikrofonin e Report Tv, ai sqaroi se përfundimi i projektit të landfilldit të Sheristës është vonuar për shkak të zhvillimeve të fundit. Ai shpreson se punë do të mbaroi përpara fillimit të sezonit të ri turistik.

“Ne jemi duke punuar për përfundimin e projektit të landfilldit Sheristës, por ka pasur vonesa për shkak të problematikave që po përballet e gjitha Europa. Shpresoj që para fillimit të sezonit turistik të jetë funksional.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 30/03/2022 09:31

    Gjithe vendi kosh mbeturinash eshte katandisur dhe kjo fale politikes Shqiptare qe ka 30 vjet qe vetem vjedh grabit, vret dhe shkaterron vendin do zoti leshon ne parlament ndonje rakete ai Rusi ti bej hi te gjithe maskarenjte e ketij vendi !

    Përgjigju
  • Alniku: 30/03/2022 09:31

    Kjo është pika më kritike që po kalon vendi ynë Nxitja nga këta kriminel të Kombit si nxjerja në bulevard e të njëjtët njerëz që i preu barku për popullin por edhe zjarri në plehra në momentin kur (drejtësia) e orkestruar po nga të njëjtët persona po bën namin ???????? Kush ka pak mënd në kokë nuk habitet fare.

    Përgjigju
    • Indiferenti: 30/03/2022 10:28

      Plehu me i madh dhe me shqetesues ne Vlore eshte Leli

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?