Pesticidet

Vlorë/ 132 litra pesticide kontrabandë, pranga dy personave

11 Qershor 2020, 18:43| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 21:20

  • Share

VLORË- Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë tentuar të kalojnë 132 litra pesticide kontrabandë. Në pranga kanë rënë Valter Azizaj dhe Vladimir Shehu.

Malli kontrabandë është sekuestruar në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë  V. A., 43 vjeç, banues në Vlorë. dhe V. Sh., 41 vjeç, banues në Berat.

Në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë, në kamionin me drejtues  V. A janë evidentuar pesticidet e llojit "Sunfire", të cilat janë në pronësi të shtetasit V.Sh me qëllim futjen kontrabandë në territorin shqiptar, pa dokumentacion ligjor.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Kontrabanda me mallra të licencuara", të kryera në bashkëpunim", njofton policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahaha: 13/06/2020 00:32

    Indoor plako

    Përgjigju
  • Selenice: 11/06/2020 20:55

    Tere të keqijate na vlonjatët vijne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?