Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë, 22-vjeçari plagos me thikë të riun në fshatin Kotë! Në kërkim autori

24 Shtator 2024, 19:12| Përditesimi: 24 Shtator 2024, 20:27

  • Share

Vlorë- Një 22 vjeçar ka plagosur sot me thikë një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake konflikti midis të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. 23-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

"Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve" informoi sot policia e Vlorës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?