Kronikë

Vlorë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital pas operacionit, u paraqit në urgjencë në gjendje të rëndë me infeksion në gjak, kaloi në shok pas ndërhyrjes

23 Shtator 2021, 08:08| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 08:44

  • Share

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës, pas një operacioni. Bëhet me dije se e reja e identifikuar si Brisilda Sadushi është paraqitur në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit mëngjesin e djeshëm me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension shumë të ulët.

E reja, nënë e dy fëmijëve, u fut menjëherë në operacion, ndërsa pas ndërhyrjes kaloi në gjendje shoku e për pasojë ndërroi jetë.

Nuk dihet ende se çfarë komplikacionesh mund të ketë pësuar e 23-vjeçarja, ndërsa për ngjarjen nuk bëhen me dije të tjera detaje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?