VLORË - Për të pestën ditë radhazi, rreth 250 punonjës të fasonerisë janë në protestë, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe përmbushjen e kërkesave të tyre të drejtë.
Ata denoncojnë faktin se nuk po paguhen sigurimet shoqërore dhe vonesat e pagave.
‘Duam punë këtu. Nuk duam të ikim në Nartë. Sepse kemi halle, kemi probleme, kemi pleq në shtëpi dhe nuk mundemi. Janë afër qytetit dhe e duam punën këtu, nuk e duam në Nartë. Duam të gjitha të paguara', thotë një punonjëse.
Protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë deri në zgjidhjen e plotë të kërkesave të tyre.
‘Kemi dalë në protestë për të gjitha të drejtat që nuk na janë dhënë, që nga siguracionet, që nga lejet, të gjitha. Dy vite që punoj këtu, 8 muaj pa paguar siguracionet. Dhe na vijnë këtu na flasin, të gjithë gënjejnë, të gjithë vjedhin', shprehet një tjetër.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.
‘Motra imë ka firmosur një kontratë, mbi të cilën është e pavetëdijshme për këtë pjesë. Ka 8 muaj pa siguracione. Rrogat i marrin gjysma gjysma, nuk i marrin siç duhet. Rroga minimale është 400 mijë lek, ndërkohë ajo ka marrë 250 mijë në bankë', thekson një tjetër.
Më tej punonjësit e Fasonerisë shkuan edhe pranë zyrës së punës për kërkesat e tyre, ku kërkojnë të merren masa dhe t'iu njihen sigurimet.
Lajmi ne perditesim...