Vlorë/ 26 vjeçarja u përdhunua në grup! Shoqëria civile në protestë para prokurorisë, kërkojnë hetim të thellë dhe marrjen në mbrojtje të vajzës

2 Nëntor 2023, 12:56| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 09:44

  • Share

VLORE - Përfaqësues të shoqërisë civile nga Vlora dhe disa rrethe të vendit që punojnë për të drejtat e njeriut protestuan paraditen e sotme para prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës.

Ata kërkojnë marrjen në mbrotje të vajzës 26 vjeçare e cila u bë viktimë e përdhunimit në grup pak ditë më parë në Vlorë dhe dënimin maksimal të autorëve.

"Ata kërkojnë të merren masa mbrojtjëse për viktimën bazuar në kodin e Procedurës Penale dhe Konventën e Stambollit. Të kryhen me përgjegjësi dhe në kohën e duhur hetimet e veprës penale përfshirë hetimin e subjekteve ku ka ndodhur ngjarja dhe kërcënimeve ndaj viktimës si dhe të caktohet masa maksimale e dënimit për autorët"  thanë aktivistët.

Protesta gjithashtu synon të zgjojë aktivizmin qytetarë. Gjuha diskriminuese paragjykimet dhe riktivimizimi I vikimave të dhunës seksuale duhet të marrë fund.

Si ndodhi ngjarja?
 shtunën e 21 tetorit, 26-vjeçarja nga Vlora u gjet në gjendje të rëndë pa ndjenja në Rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një hoteli. Ka shumë paqartësi për atë që mund të ketë ndodhur.

Aktualisht në burg janë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri të cilët akuzohen për 2 vepra të rënda penale, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?