Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ 35-vjeçari vetëplagoset me armë, dërgohet te Trauma

16 Qershor, 07:42| Përditesimi: 16 Qershor, 09:25

  • Share

Vlorë- Një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte.

Arnaldo Matodashaj është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

35-vjeçari rezulton me precedentë penal. Në 2023 ai ka rënë në prangat e poicisë së bashku me dy shokët e tij pasi në makinë iu gjet një armë.

Blutë kanë sekuestruar pistoletën tip Glock, si provë materiale.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes”, informoi sot policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?