Vlorë/ 4 të dëmtuar nga fishekzjarret paraqiten në spital, mjekja: Situata nuk është problematike

1 Janar 2023, 11:59| Përditesimi: 1 Janar 2023, 12:38

  • Share

 

Katër raste të regjistruara me dëmtime nga fishekzjarret janë regjistruar në spitalin e Vlorës. Ndërsa janë regjistruar rreth 20 raste me konsum të tepërt të alkoolit. Mjekia Fabiola Spahiu tregon se situata ka qenë jo problematike.

“Situata paraqitet e qetë. Nuk kemi pasur raste të rënda. Ka pasur 2-3 dëmtime me fishekzjarre, por jo në gjendje të rëndë. Kemi pasur pacientë që kanë konsumuar shumë alkool. 2 orët e fundit ka pasur 20 raste. Parashikohen që orët në vijim të jenë më me fluks. Situata paraqitet e qetë dhe goxha e menaxhueshme në krahasim me vitet e tjera”, tha mjekja.


Lajmi kryesor:

Çfarë ndodhi pas festimeve të Vitit të Ri, 15 të plagosur nga fishekzjarret në të gjithë vendin! Mes tyre 2 fëmijë në Fier


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?