Vlorë, 6 të arrestuarit e RENEA-s dalin sot në gjykatë, arrest me burg për Santilno Bashon, për 4 të tjerët arrest me burg 45 ditor (VIDEO)

20 Shtator 2023, 09:58| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 16:06

  • Share

VLORË-  Gjykata e Vlorës la në burg 6 të arrestuarit në një operacion të RENEA-s në qytetin bregdetar të cilët u kapën me armë.

Santiljano Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj u arrestuan mbrëmjen e së dielës në një lokal në Bulevardin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Gjatë aksionit u sekuestruan dy pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. Sipas policisë, armët i përkasin Santiljano Bashos dhe Mariglen Aliajt ndaj Gjykata i la në burg pa afat.

Ndërsa 4 shokët e tyre u lanë me masën e arrestit me burg me afat 45 ditë. Një nga të arrestuarit për moskallëzim krimi, 29-vjeçari Beraldo Xhindi, sipas familjarët ishte i zoti i lokalit, ku shërbente edhe si kamerier.

Santiljano Basho eksponent i njohur i krimit, i dënuar 4 vite më parë pasi kanosi dajën e tij për t’i marrë një shumë parash, është vëllai i të fortit të Selenicës, ‘Tesi Basho’.

Vendimi i gjykatës
1- Satilno Basho ‘arrest me burg’ akuzohet për "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”
2- Mariglen Aliaj,”arrest me burg”, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”
3- Bruno Shehi, “arrest me burg” me afat 45 ditor, , akuzohet për “Moskallëzim i krimit”
4- Kevin Metaj,”arrest me burg” me afat 45 ditor, i akuzuar per kryerjen e vepres penale "Moskallezimi i krimit”
5- Mehmet Hoxha, i akuzuar për “Moskallëzim i krimit”, masa  "arrest me burg", me afat 45 ditor, 
6- Beraldo Xhindi, i akuzuar per kryerjen e vepres penale "Moskallezimi i krimit”, masa e sigurimit  "arrest me burg", me afat 45 ditor

Ora 11:26
Operacioni i RENEA-s, mes të arrestuarve në Vlorë edhe kamerieri i lokalit

1695194017_vlore.jpg

Mes të arrestuarve nga RENEA në Vlorë është edhe Berildo Xhindi. Familjarët thonë se ai ishte i zoti i lokalit, ku shërbente edhe si kamerier.

Familjarët e Beraldo Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Moskallëzimi i krimit” kanë protestuar para Gjykatës së Vlorës, në shenjë kundërshtimi për masën e sigurisë që kjo e fundit i ka caktuar 29-vjeçarit, duke e lënë në "arrest me burg", me afat 45 ditor.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?