Vlorë/ 70-vjeçari nga Çekia pëson arrest kardiak në parashutë, vdes duke fluturuar

5 Prill 2023, 16:23| Përditesimi: 5 Prill 2023, 19:09

  • Share

Momentet e fundit të jetës të një 70-vjeçari nga Çekia ishin në fluturim. Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ai dyshohet se pësoi arrest kardiak dhe për pasojë humbi kontrollin mbi parashutën.

Ai ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku ka humbur jetën.  

Zjarrfikëset Himarë morën njoftimin se turisti çek ishte rrëzuar me parashutë dhe u nisën menjëherë për në vendngjarje.70-vjeçari kishte rënë nga lartësia në mes të shkëmbinjve në fshatin Palasë. 

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga vendi i ngjarjes deri tek ambulanca.

Ende po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 18:22
Vdiq duke fluturuar, momenti i nxjerrjes së trupit të 70-vjeçarit nga Çekia që pësoi arrest kardiak gjatë hedhjes me parashutë

1680711791_444.jpg

Këto janë pamjet e nxjerrjes së trupit të 70-vjeçarit nga Çekia i cili pësoi arrest kardiak me parashutë dhe vdiq. 

Zjarrfikëset Himarë morën njoftimin se turisti cek ishte rrëzuar me parashutë dhe u nisën menjëherë për në vendngjarje.70-vjeçari kishte rënë nga lartësia në mes të shkëmbinjve në fshatin Palasë dhe kishte ndërruar jetë.

Ata bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga vendi i ngjarjes deri tek ambulanca.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?