Rreth 80 raste zjarresh janë regjistruar në harkun kohor të 45 ditëve në territorin e Bashkisë Vlorë, nga fillimi i muajit mars e deri më sot, shumica në zona me ulishte e pemëtari.
“Një pjesë e zjarreve kanë qenë të qëllimshme. Këto zjarre janë shumë problematike, për ne janë një rrezik i shtuar për neve sepse këto vendosen në një kohë kur fryen erë”, shprehet kreu i Shërbimit të zjarrfikësve Kastriot Begaj.
Sipas kreut të Shërbimit të zjarrfikësve, në Vlorë Kastriot Begaj zjarre po u vihen edhe vendgrumbullimeve të mbetjeve.
“Unë u bëj apel të gjithë qytetarëve kudo që janë rreth e rrotull vijës bregdetare, që të mos provokojnë zjarr, të mos ndezin dhe të mos shkaktojnë ngjarjet të tilla, por të tregojnë një kujdes të madh sidomos për ruajtjen e mjedisit”, thotë ai.
Edhe pse jemi rreth një muaj larg nisjes së sezonit turistik Vlora mbetet një nga zonat me problematike për zjarrvënien e qëllimshme.