Kronikë

Aksident në Bypassin e Vlorës, makina përplaset me pjesën shkëmbore në anë të rrugës! Vdes shoferi dhe plagoset pasagjeri (FOTO+VIDEO)

12 Qershor 2024, 16:06| Përditesimi: 12 Qershor 2024, 17:50

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bypassin e Vlorës.

Report Tv mëson se një i ri ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij tip "Benz" dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës. 

Nga përplasja e fortë makina është përmbysur, si dhe ka humbur jetën shoferi 24 -vjeçar i identifikuar me inicialet I.P. dhe është plagosur pasagjeri në këtë automjet, i identifikuar me inicialet D.K., 23-vjeç.

"Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës. 

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve",-njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

K.M/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baypasi: 12/06/2024 16:38

    Në atë rrugë me ato viza të bardha që kanë bërë nuk kuptohet cili është krahu yt..andej apo këtej.?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?