Kronikë

Vlorë/ Aksident i rëndë në Zvërnec, përplasen dy makina, 3 gjimnazistë në spital

30 Maj 2024, 12:31| Përditesimi: 30 Maj 2024, 13:13

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec” .

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip "Benz", me drejtues një shtetas 17 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. 

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 3 gjimnazistët e dëmtuar, dy djem dhe një vajzë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

 

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?