Kronikë

Vlorë/ Aksident në lagjen 'Ali Demi', automjeti përplas një të moshuar

7 Qershor 2024, 20:48| Përditesimi: 7 Qershor 2024, 20:59

  • Share

VLORË - Një automjet tip golf 4 ka aksidentuar një të moshuar në rrugën Ali Demi në qytetin e Vlorës që të çon në drejtim të spitalit rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit duke udhëtuar në këtë segment ka goditur të moshuarën teksa po kalonte rrugën.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital, teksa raportohet se gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Bluzat e Bardha bëjnë me dije se ka marrë plagë në pjesën e gjymtyrëve dhe po merr ndihmë mjekësore.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?