Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Një mjet tip 'Audi' është përplasur me një motor.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë personit që ka mbetur i plagosur.
Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente
