Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, me pasojë 2 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, kur një automjet ka goditur një person që po udhëtonte me motor. Për pasojë u plagosën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri
Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se Policia Rrugore dhe ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
"Sot, (19 Nëntor), rreth orës 15:07, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin N. Sh., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 48 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi M. K., rreth 40 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njoftoi policia vendore pas verifikimeve paraprake.
Autoambulanca ka marrë të lënduarit, duke i dërguar në drejtim të spitalit, teksa hetimet janë ende aktive për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.