Kronikë

Vlorë/ Aksidenti i rëndë në Jonufër, përplasen dy mjete! Dërgohen në spital dy të lënduar, pasagjeri mbeti i bllokuar brenda mjetit

5 Nëntor 2024, 19:41| Përditesimi: 5 Nëntor 2024, 19:58

  • Share

VLORË - Aksident i rëndë automobilistik në Jonufër. Një furgon markë Benz është përplasur me një automjet tip Golf. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.

Pasagjeri ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit, dhe ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.

Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

G.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?