Foto Ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Aksidenti rrugor tradhton 27-vjeçarin, drejtonte pa patentë dhe ishte në ‘arrest shtëpie’! Nën akuzë dhe miku i tij, tentuan të fshihnin ngjarjen

23 Gusht, 10:37| Përditesimi: 23 Gusht, 10:43

  • Share

Vlorë- Aksidenti rrugor tradhton dy drejtues mjetesh që fshehën qëllimisht ngjarjen për të mos u zbuluar shkeljet penale që qëndronin pas tyre.

Policia Rrugore e Vlorës njoftoi sot se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku një mjet ‘Citroen’ u përfshi në aksident me pasojë dy të plagosur.

Në pranga ra R.D., 27 vjeç, banues në Bishan, pasi drejtonte mjetin pa patentë dhe kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte dhënë gjykata, kurse nën akuzë u mor miku i tij D.V., 33 vjeç, banues në Poro, që e ndihmoi për fshehjen e ngjarjes.

Sipas specialistëve të Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, fillimisht ata dhanë rrethana të rreme për aksidentin.

“Më datë 21 gusht, këta shtetas u paraqitën në spital për të marrë mjekim, duke dhënë fillimisht deklarim të rremë lidhur me rrethanat e aksidentit. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi R. D., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, pa leje drejtimi, kishte humbur kontrollin dhe si pasojë kishte dalë nga rruga. Gjithashtu, rezulton se shtetasi R. D., ka thyer dhe masën e sigurie, atë të “arrest në shtëpi”, sqaroi policia vendore.

Miku i tij akuzohet për dhënien e deklaratave të rreme në lidhje me aksidentin dhe shoqërimin me të, duke e ndihmuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?