Pus nafte

Kronikë

Vlorë/ Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

28 Maj, 14:34| Përditesimi: 28 Maj, 14:37

  • Share

Vlorë- Aksidenti gjatë punës i ka kushtuar plagosjen një 56-vjeçari në pusin e naftës në Kocul të Vlorës, e për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Pas ngjarjes që ka ndodhur ditën e djeshme (27 maj), specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë, nisën menjëherë hetimet me shoqërimin e personave, marrjen në pyetje dhe referimin e rastit në organin e akuzës për përgjegjësin e firmës mirëmbajtëse të pusit.

“Referuam materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. C., 56 vjeç, me detyrë përgjegjës në firmën e mirëmbajtjes së pusit të naftës në fshatin Kocul, pasi është dëmtuar në dorë gjatë punës, G. M., 56 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia vendore.

Hetimet e mëtejshme do i ndjekë Prokuroria e Vlorës, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, shkaqeve dhe përgjegjësive.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?