Vlorë- Aksidentoi fëmijën në bulevardin “Osmail Qemali” në Vlorë, merret nën akuzë shoferi 55-vjeçar.
Poliia Rrugore e Vlorës bëri me dije sitën e sotme se ka kryer veprimet hetimore për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë dhe morën nën hetim drejtuesin që bëri shkeljen e rëndë.
Pas shoqërimit në Komisariat ai u la për hetim në gjendje të lirë, kurse i mituri 5-vjeçar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut.
“U nis procedimi penal për shtetasin M. N., 55 vjeç, pasi më datë 21 gusht, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin e markës Ford, ka aksidentuar një të mitur 5-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.
Hetimet e mëtejshme për ngjarjen i kanë kaluar prokurorisë.
Komente
