Policia Kufitare në Vlorë u ka ardhur në ndihmë disa turistëve të huaj, të cilëve ju rrezikua jeta, pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.
Mjeti lundrues tip velier, me flamur të huaj, ishte nisur nga Italia me destinacion Kroacinë dhe kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit.
Të gjithë personat në bord u konstatuan në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u bë i mundur edhe tërheqja e velierës në Vlorë.
'Policia Kufitare Vlorë u njoftua nga Qendra Ndërlidhëse për Operacionet Detare, se në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë. Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg.
Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, ndërhynë me shpejtësi duke u ardhur në ndihmë shtetasve të huaj që ndodheshin në bord. Falë reagimit të koordinuar dhe të menjëhershëm, u bë e mundur shpëtimi i këtyre shtetasve pa pasoja për jetën dhe transportimi i tyre i sigurt drejt bregut', njoftoi policia.
Komente
