Policia e Vlorës ka arrestuar nënën e një të burgosuri e cila ka tentuar që të fusë drogë në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë. 62-vjeçarja me inicialet S.S ka shkuar për t’i dërguar ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr, e dyshuar cannabis sativa.
Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim".
Kjo eshte nena me e mire e vitit.Per 8 Marsin e 2021 dhuroini nje tufe kanabis ne vend te mimozave per kontributin ne mireritjen dhe edukimin shembullor te birit te saj,dhe per sakrificen qe po ben per te dhe shokeve te tij te <idealit> ,me falni ,biruces.
PërgjigjuHahahahahahahaha hahahahahahah
Përgjigju