Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë, arrestohet pjesëtari i grupit kriminal për kalimin e paligjshëm të emigrantëve

1 Shkurt 2024, 11:44| Përditesimi: 1 Shkurt 2024, 11:49

  • Share

Klodian Gjikondaj i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin është arrestuar nga policia e Vlorës.

 Ndaj 40 vjeçarit banues në Vlorë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në policinë e Tiranës.
 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?