Armando Sulejmani, 'Çipuri'

Vlorë, dyshohet t'i jetë vendosur lëndë plasëse makinës së motrës të Çipurit

23 Qershor 2020, 19:06| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 20:27

  • Share

VLORË- Makinës së motrës së Armando Sulejmanit ose siç njihet ndryshe me nofkën "Çipuri"  dyshohet t'i jetë vënë lëndë plasëse. Mjeti ndodhej i parkuar në një rrugicë në dalje të Vlorës.

Ngjarja e sotme është seri e ngjarjeve të njëpasnjëshme të rivalitetit mes grupeve kriminale në Vlorë. Momentalisht policia dhe forcat xheniere vijonë të jetë në vendngjarje duke kryer verifikime dhe çaktivizuar lëndën plasëse, pas alarmit të sinjalit të ardhur në komisariat.

Armando Sulejmani, ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve mafioze, është dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Vlorës. Vendimi për Sulejmanin, është dhënë në muajin nëntor 2019, pasi gjykata e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Sulejmani në 17 shkurt 2019 i shpëtoi një atentati me 78 plumba, por më pas u arrestua pasi me vete mbante një pistoletë me mulli prodhim Amerikan. Ai ka pak kohë që ka dalë nga burgu, pas dënimit me dy vite.

Motra e Armando Sulejmanit rezulton të jetë me mbiemrin Elmazi dhe është nëna e Daut Elmazit, i cili është i arrestuar dhe më pas liruar nga prokuroria e Vlorës për atentatin kundër Inez Hajrullah.

Pati dyshime të forta se atentati ndaj Inez Hajrullah është kryer në shenjë hakmarrje për sulmin me armë të datës 17 shkurt 2019, ku dy personat Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho mbetën të vrarë ndërsa Armando Sulejmani i plagosur lehtë.

Komento

Komente

  • vlora: 24/06/2020 21:21

    Pse paska dal Daut trimi????

    Përgjigju
  • Qyteti: 24/06/2020 17:19

    Cfare behet kshu ska me moral asgje te ai vend e qelben vloren meren dhe me gra si jevgj po se din qe enjejta gje te kthehet mbrapsh

    Përgjigju
  • Miku: 24/06/2020 00:51

    Eh te lahet njeher gjaku i Skerdilajdit pastaj Keta pleshtat

    Përgjigju
  • Eno: 23/06/2020 23:47

    Ate pune ka vl vl

    Përgjigju
  • Yyy: 23/06/2020 22:32

    Dil nga vrima cipur djali ne cfare vrime je fshehur

    Përgjigju
  • Turi: 23/06/2020 22:02

    Hahahah Hahahah koken do hane te gjithe keta kulishat

    Përgjigju
  • Emi: 23/06/2020 21:14

    Trim mbi trima eshte ky cami do I shtyp nje nga nje te gjithe morrat

    Përgjigju
    • miku: 25/06/2020 01:00

      oo emi ahhaha po e kishin rahur tani n burg n fier nipi i ati dukaqotit e kish rahur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?