Kronikë

Vlorë/ Banorët e gjashtë fshatrave ngrihen në protestë për asfaltimit e rrugës (VIDEO)

28 Shtator, 11:38| Përditesimi: 28 Shtator, 18:21

  • Share

Vlorë - Mungesa e asfaltimit të rreth 20 km rrugë në zonën e Smokthinës në bashkinë e Selenicës, po mban peng zhvillimin e turizmit në fshatrat që përshkon kjo rrugë me asete të shumta natyrore. Banorët protestuan sërish duke kërkuar realizimin e premtimit të dhënë, teksa bashkia mban sytë nga qeveria për garantimin e investimit të plotë.

***

Banorët e disa fshatrave në zonën e Smokthinës bllokuan sërish këtë të dielë rrugën e Lumit të Vlorës, që lidh qytetin me zonën e Himarës.

Për gati 30 minuta ata protestuan për të kërkuar që rruga e cila lidh 6 fshatrat e tyre me aksin kombëtar të asfaltohen, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit dhe investimeve në shërbim të tij në këtë zonë.

Sipas banorëve, prej vitesh rruga prej rreth 20 km është investim i premtuar në çdo fushatë, ndonëse asnjë herë nuk u bë realitet.

“Ne duam vetëm rrugën, asgjë tjetër. Pa rrugë nuk kemi mundësi të zhvillojmë fshatin tonë”.

Edhe pse me rrugën që e vështirëson mbërritjen atje, asetet turistike që ofron zona tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë. Sot, këta të fundit mbetën për disa minuta pengje të protestës e cila në thelb kërkon pikërisht më shumë mundësi për vetë vizitorët.

“Erdhëm për të vizituar zonën, por u bllokuam. Megjithatë mezi presim ta shohim, sapo rruga të hapet.”

Për Report Tv, kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, deklaroi se bashkia do të nisë me fondet e saj asfaltimin, por vetëm për një pjesë.  

“Do të fillojmë me 3.5 km që mund t’i mbulojmë me fondet e bashkisë. Rruga ka nevojë për investim të madh, sepse është degraduar prej vitesh. Jemi duke kërkuar mbështetje nga qeveria për vazhdimin e saj”.

Kjo është protesta e dytë që këta banorë dalin në protestë për asfaltimin e rrugës së fshatrave të tyre. Në protestën e parë, banorët deklaruar se investimi i rrugës ishte një premtim elektoral, por tashmë është lënë në harresë.

A.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lok: 29/09/2025 04:15

    Po voten kujt ia dhane?

    Përgjigju
  • spart: 28/09/2025 16:38

    Gjërat bazë të jetesës po kërkojnë RRUGË,RRUGË,RRUGË.... Prandsj largohen nga fshatrat dhe marin rrugët e botës RRUGË,UJI....nuk po kërkojnë bukë se e nxjerin vetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?