Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Luçiano (Albano) Derajn, i cili u arrestua të enjten pasi në tavanin e shtëpisë në Babicë iu gjet arsenal armësh. Ai nuk është treguar bashkëpunues dhe nuk ka dhënë detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje, thonë burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema.
Por burime bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.
Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jetë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti.
Lajmi kryesor:
Baza e armëve në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit! Report Tv sjell pamjet, banesa e survejuar me kamera
M.Q.//ReportTv.al