Kronikë

Vlorë, "Benzi" përplas këmbësorin 22 vjeçar në rrugën “Pranë Kapeles” (VIDEO)

2 Shkurt 2019, 23:58| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 09:25

  • Share

Një 22 vjeçar është përplasur nga një mjet tip “Benz” në afërsi të qendrës së Vlorës.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori 22 vjeçar është dërguar menjëherë në sallën e urgjencës në spitalin rajonal të Vlorës.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 23:00 të kësaj të shtune, në rrugën e quajtur “Pranë Kapeles ”.

Blutë e Vlorës kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?