Sociale

Vlorë/ Bllokohet rruga Kuç-Qeparo, shkak erozioni i dherave dhe inerteve! Njoftohen ARRSH, nënkontraktori dhe Policia (VIDEO)

17 Mars, 15:32| Përditesimi: 17 Mars, 15:55

  • Share

Vlorë- Bllokohet rruga Kuç-Qeparo në Vlorë, shkarkime inertesh dhe dherash në rrugë si pasojë e erozionit pas motit të keq.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili njofton se rruga është e pakalueshme, pasi në të kanë rënë sasi të mëdha dherash dhe gurësh që pamundësojnë lëvizjen e mjeteve.

Për ngjarjen janë njoftuar autoritetet qendrore dhe vendore të ARRSH-së, firma nënkontraktuese dhe Policisë për marrjen e masave dhe zhbllokimin e saj.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?