Kronikë

Vlorë/ Bombola e gazit shpërthen në ballkonin e banesës, vetëm dëme materiale

4 Gusht, 14:37| Përditesimi: 4 Gusht, 14:43

  • Share

Vlorë-Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “24 Maji”, Vlorë ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.

Sipas informacioneve paraprake, bombula ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?