E rëndë/ Gruaja në Vlorë mban burrin e vdekur në banesë, policia i hyn me forcë në shtëpi! Fqinja: Nuk e hapte derën fare, ishte agresive (EMRAT)

19 Mars 2021, 12:12| Përditesimi: 19 Mars 2021, 14:10

  • Share

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se një grua e ka mbajtur burrin e saj në shtëpi të vdekur prej ditës së djeshme. Kanë qenjë fqinjët që kanë bërë denoncimin, e më pas Policia ka mbërritur në shtëpinë e saj, por ajo fillimisht refuzoi që të hapte derës. Për pasojë, uniformat blu kanë hyrë me forcë. Gazetari Armand Xhelili  ka zbardhur emrat e protagonistëve të ngjarjes së rëndë ku mësohet se viktima është Llazar Prenga, e ndërsa bashkëshortja e tij është Valentina Prenga.

Nga informacionet paraprake burri vuante nga një sëmundje e rëndë që mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tij, e ndërsa gruaja thuhet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Nga sa Report Tv bën me dije, gruaja ka refuzuar që të hapte deri pa ardhur vajza e saj, e cila mund të ketë qenë jashtë qytetit të Vlorës, ose jashtë Shqipërisë.

Uniformat blu kanë dërguar trupin e pajetë në morgun e qytetit për t'i bërë autopsinë, e ndërsa gruaja është dërguar në Komisariatin e qytetit për t'u marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje. Gruaja është kuruar në vitin 2017 për probleme të shëndetit mendor.

Ora 13:20
Mbajti burrin e vdekur në shtëpi, shoqërohet në Polici gruaja

1616153182_Sequence03.00170022.Still031.jpg

Report Tv mëson se Valentina Prenga, gruaja që ka mbajtur të vdekur burrin në banesë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës.

Ora 13:08
Gruaja mban burrin e vdekur në shtëpi në Vlorë, fqinja: Nuk e hapte derën fare, ishte agresive (VIDEO)

Një nga fqinjët e çiftit Prenga, ka folur për mikrofonin e Report Tv, duke treguar se gruaja nuk e hapte derën e shtëpisë.

"Pak kokë kemi që kem ardhur këtu, ajo nuk e hapte derën fare, me ne nuk kishte problem, agresive ishte ajo", tha nëna.

Ora 12:22
EMRAT/ Kush është gruaja në Vlorë që mbajti për disa ditë burrin e vdekur në shtëpi

1616153214_Sequence03.00165323.Still029.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e protagonistëve të ngjarjes së rëndë në Vlorë. Mësohet se viktima është Llazar Prenga, e ndërsa bashkëshortja e tij është Valentina Prenga.

Ora 12:21
Gruaja mbajti për disa ditë në shtëpi, burrin e vdekur, Report Tv sjell video nga pallati ku jetonte çifti

Report Tv sjell pamje nga lagjja ku jetonte çifti. Burri ka ndërruar jetë, dyshohet para disa ditësh, e ndërsa gruaja e ka mbajtur në shtëpi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?