Vlorë/ Deti përparon drejt tokës, erozioni rrëzon pishat në Pyllin e Sodës! Specialisti: Ka ndikuar djegia e pyjeve dhe plehrave

2 Tetor, 16:30| Përditesimi: 2 Tetor, 16:59

  • Share

Deti ka avancuar ndjeshëm duke dëmtuar një pjesë të mirë të zonës në pyllin e Sodës, ku siç shihet në pamje janë rrëzuar me dhjetëra pisha. Specialisti i Mjedisit Simo Ribaj thekson se erozioni ka avancuar cdo vit, duke shkatërruar ekosistemin.

“Deti po futet gjithnjë e më thellë drejt tokës tek Plazhi i Vjetër dhe tek Pylli i Sodës. Është fenomenon i ndryshimeve klimatike”, tha Ribaj.

Shtimi i siperfaqeve të mbjella me peme mund ta minimizojë këtë fenomen.

“Ndërsa për parandalimin duhet të merrenin masa për emetimin e gazrave. Ndjezja e zjarreve në pyje e ka përkeqësuar situatën”, shton ai.

Nismat për mbjelljen e pemëve kanë qenë sporadike dhe autoritetet shtetërore kanë për detyrë të kujdesen për mjedisin nuk marrin masa për të frenuar dëmet në Pyllin e Sodës.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • timi bales: 05/10/2024 11:55

    duhet shume pune vullnetare nga ana e te rinjve duhet angazhim maksimal dhe feed back i nderthurur me keshillimet nga brezi i vjeter

    Përgjigju
  • Lili: 04/10/2024 14:54

    Brezi im i ka mbjell ato peme po ky brez eshte ti shkateroj

    Përgjigju
  • ula: 02/10/2024 19:00

    MBILLNI PEME SA ME SHUME NE BREGDET,,,,DHE MOS LEJONI NDERTIME ....

    Përgjigju
  • Mergimtari: 02/10/2024 18:14

    Deti nuk merr toke pa u ruajt nga njerezit.Buze detit pishat jene shkateruar nga njerezit qe kane grabitur dhe pushteti qe nuk interesohet per administrimin e mjedisit.

    Përgjigju
  • Veri: 02/10/2024 18:05

    Po po ka hyr deti n vlore vidhni lekt ju e mos punoni te mbroni detin me gure siç e mbron italjoni bregun e vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?