Prej dy ditësh një operacion anti drogë po zhvillohet edhe në qarkun e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë 50 të shoqëruar në qytetin e Vlorës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Aksioni gjatë natës është zhvilluar nga policia e Vlorës, ndihmuar nga FNSH dhe strukturat e tjera policore. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Himarë me kokainë në banesë.
Janë kapur edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri.
Operacioni antidrogë është i shtrirë edhe në Sarandë. Gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona. Ende nuk ka detaje të tjera për emrat e tyre.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!
M.Q./ReportTv.al