Një akt dhune i rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli 70 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës.
Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.
"Isha te posta e Çoles duke bërë pazar, kur një furgon mallrash më preu rrugën. Zbritën dy djem rreth moshës 25-30 vjeç, të veshur me të zeza, dhe filluan të më godasin pa më thënë asnjë fjalë. Nuk më dhanë asnjë arsye dhe nuk kisha fuqi t’u ktheja përgjigje.
Tentuan të largoheshin, por u dola përpara bashkë me biçikletën time për t’i ndaluar. Atëherë më thanë: ‘Provo të marrësh policinë dhe të tregojmë ne’.
Ishte një sulm pa asnjë arsye. Mund të kenë qenë 100 vetë dëshmitarë aty pranë dhe askush nuk reagoi. Më parë nuk kam pasur asnjë kontakt me ta. Nuk i njihja fare.”
Burime për Report Tv bëjnë me dije se të rinjtë kanë dhunuar të moshuarin pasi ky i fundit ishte përplasur te dera e furgonit të tyre. Ndwrkohw, policia njofton se dhunuesit janw arrestuar.
"Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;
K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”,- njofton policia.
Banorët aty pranë kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.
Për momentin, Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen. Megjithatë, zona ku ndodhi sulmi ka kamera sigurie, çka pritet të ndihmojë në identifikimin e autorëve.
Komente

O shtet dordolec, po akoma punon ky more plehra, po eshte 70 vjec o llumi njerezor, a ka ndonje mundesi te rri i qete me ate mender pension qe i jep ky MUT shtet.
Përgjigju