Foto ilustruese

Vlorë/ Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 70-vjeçari

5 Gusht, 09:03| Përditesimi: 5 Gusht, 19:59

  • Share

Një grua ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Viktimë ka mbetur një 64-vjeçare nga Vlora, Hati Deliaj.

Ajo ishte shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e dëmtimeve të rënda, por humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne.

Policia ka vënë në pranga burrin e saj, 70-vjeçarin Engjellush Delia. Uniformat blu thonë se dyshohet se ai është personi që e ka dhunuar fizikisht gruan duke i shkaktuar dëmtimet e rënda që i morën jetën.

Por kjo nuk ka qenë hera e parë që Hati Deliaj dhunohej nga i shoqi. Gjatë pandemisë 64-vjeçarja ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos.

Por pas një periudhe të gjatë larg tij dhe premtimeve se nuk do ta dhunonte më, e ndjera i kishte ‘falur’ duke u rikthyer me të, por dhuna kishte vijuar.

Çifti nuk kishin fëmijë, por 70-vjeçari ka tre djem nga martesa e tij e parë me një tjetër grua, e cila edhe kjo e fundit ka vdekur.

Pas disa viteve që jetonin në Itali kishin vendosur që të ktheheshin në Shqipëri, ku e moshuara do të gjente vdekjen.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/08/2024 23:20

    Engjellushi na qenkesh ne te vertete Djallush!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?