Kronikë

Vlorë/ Dhunuan një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

29 Korrik 2024, 08:29| Përditesimi: 29 Korrik 2024, 11:07

  • Share

Vlorë- Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa xhaxhai tij është shpallur në kërkim pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Selevec”,  në fshatin Hoshtimë, Vlorë.

"I arrestuar nga Forcat e Posaçme Shqiponja është K. B., 28 vjeç, banues në fshatin Panaja, ndërsa në kërkim është xhaxhai i tij shtetasi L. B., 47 vjeç.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, banues në Panaja, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar’ informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?