Në Gumenicë janë 12 vatra aktive zjarri, ndërsa vetë banorët shprehen se zjarri doli jashtë kontrollit nga mesdita, por që është ndërhyrë menjëherë nga ajri. Të pyetur nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo i rastësishëm, banorët e Gumenicës shprehen se zjarri ka ardhur nga Gjormi dhe nuk dinë ta përcaktojnë se kush ka qenë shkaku.
"Nga mesdita zjarri doli nga kontrolli, unë po ndihmoja në shuarjen e flakëve. Rrezikohen banesat, sidomos në Gumenicë të vjetër", tha një banor
"Nuk di të them kush është shkaku i zjarri, pasi ka ardhur nga Gjormi", tha një tjetër.
Lajmi kryesor:
Zjarret në Gjormë e Gumenicë të Vlorës, digjen disa banesa, neutralizohet rreziku për të tjerat! Shuhen shumica e vatrave në Karaburun, ‘shpëton’ Llogaraja
I.K/ReportTv.al