Kronikë

Vlorë/Dy makina të parkuara të kushërirave lyhen me benzinë dhe u vihet zjarri pas mesnate te 'Lungomare'! Pamjet nga flakët dhe tymi

3 Janar 2021, 08:34| Përditesimi: 3 Janar 2021, 13:08

  • Share

VLORË-Dy automjete janë djegur pas mesnate në lagjen 'Pavarsia' në fillim të Lungomares, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Sipas burimeve për Report Tv, dy makinave që i përkisnin dy kushërirave janë lyer me benzinë dhe më pas u është vënë flaka.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:37, ndërsa dy mjetet e djegura një tip "Ford" i bardhë me targa AA401XF dhe një Golf 6 i zi me targa  AB022BL  ishin në pronësi të shtetaseve K.P., dhe  E.P., të dyja banuese në Vlorë, kushërira mes tyre.

Njëra nga makinat ishte marrë më qira nga një prej vajzave, ndërsa grupi hetimor po vijon punën  për zbardhjen e autorëve.

k.m./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 03/01/2021 13:41

    Nivel shume i ulet i policise ne vlore,skane lidhje fare me parandalimin dhe hetimin e krimeve,dhe kjo vjen dhe si rezultat se shefat dhe oficerat jane te gjith jabanxhi qe kane shkuar te vjedhin ndonje lek,dhe vendalit qe dhe kane informacion per ngjarjet rrine te strukur nga keta shefa dhe nuk japin informacion pasi jane tradhtuar ne vazhdimesi ngq shefat.

    Përgjigju
  • Beni: 03/01/2021 09:55

    Ne Vlore e kane specialitet djegien e makanive,Fushe Kruja,Nikla,Lezha,Shkodra jane experte per kallupe tritoli.

    Përgjigju
    • Fieraku: 03/01/2021 16:08

      .....në Lushnje janë ekspertë për thyerje xhamash me llastiqe

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?