Digjet furgoni i parkuar në Vlorë, s’dihen shkaqet! Hetohet zjarrvënia e qëllimtë

27 Qershor, 10:58| Përditesimi: 27 Qershor, 11:04

  • Share

Një furgon i parkuar në lagjen Topana në Vlorë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Furgoni i tipit Mercedes Benz Vito, me targa AA702NY, është në pronësi të shtetasit Ermal Sakaj.

Sipas tij automjeti ka qenë në gjendje pune.

Shërbimi zjarrëfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa po vijon hetimi nëse djegia e tij ka qenë e qëllimshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?